Xhevat Imeri, ciceron në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në një lidhje direkte në programin e mëngjesit “Për ditë të mbarë” tregoi se cilat janë pyetjet më të shpeshta që vizitorët i bëjnë në lidhje me Prekazin.

Ai tregoi se vizitorët më së shumti janë kureshtar për pjesën e varrezave.

“Ajo që bie në sy më së shumti është pjesa e varrezave dhe thonë se si ka pasur mundësi që e gjithë familja të bindet dhe të rreshtohet rreth Adem Jasharit si ushtarët e tij“, tha Imeri./21Media