Hoxhaj viziton Thaçin e Veselin në Hagë

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj ka vizituar sot në Hagë, ish presidentin Hashim Thaçi dhe kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli.
Ai ka thënë se ish-presidenti Thaçi dhe kryetari Veseli, janë të fortë dhe me shëndet të mirë.
“Sot, në Hagë vizitova Presidentin Thaçi dhe Kryetarin Veseli. Ishin moralisht të fortë dhe me shëndet të mirë. Si çdoherë, me përkushtimin e tyre për liri, paqe e drejtësi, edhe sot fatin e tyre e shohin në shërbim të fatit të Kosovës!”, ka njoftuar Hoxhaj në Facebook.