Ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike Paris 2024, parakaloi Kosova

(Lajm i përditësuar)
Ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike Paris 2024, parakaloi Kosova
Kosova ka parakaluar në hapjen e ceremonisë së Lojërave Olimpike sonte në Paris.
Ekipit në ceremoni i prin flamurmbajësit xhudistët Nora e Akil Gjakova, ndërsa anëtarë tjerë janë edhe sportistët Laura Fazliu, Loriana Kuka, Gresa Bakraçi, Hana Beiqi dhe Adell Shaboviq, trajnerët Astriti Haliti e Adnan Demaliaj, shefi i misionit, Jetoni Rudari dhe press attache, Kushtrim Krasniqi.
Për shkak të garave dhe për të qenë më të pushueshme, në ceremoninë hapëse munguan kampionia olimpike Distria Krasniqi dhe boksierja Donjeta Sadiku.
Katër shtete përfaqësohen në Paris nga vetëm një sportist
Ka ardhur dita e fillimit të Lojërave Olimpike në Paris, ngjarja sportive më e shumëpritur në botë për këtë vit.
Më shumë se 10 mijë sportistë nga më shumë se 200 vende do të luftojnë për çmimet më prestigjioze dhe eventi do të zgjasë nga sot deri të dielën, më 11 gusht.
Kosova në këto lojëra merr pjesë me nëntë sportistë, Shqipëria me tetë sportistë, Maqedonia me shtatë, Mali i Zi me 19 dhe Bosnja e Hercegovina me pesë sportistë.
Nga ana tjetër, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë më shumë olimpikë, me rreth 653 sportistë. Franca nikoqire është e dyta me 622, Japonia është e treta me 447 dhe Kina dërgoi 405 sportistë në Paris.
Në Paris katër shtete do të përfaqësohen vetëm nga një sportist. Këto janë Burundi, Nauru, Somalia dhe Lihtenshtajni.
Shqipëria parakalon në ceremoninë hapëse Paris 2024
Ka parakaluar ekipi olimpik i Shqipërisë, me tetë sportistët, Luiza Gega, Franko Burraj, Islam Dudaev, Chermen Valiev, Zelimkhan Abakarov, Kaltra Meça, Grisi Koxhaku dhe Manjola Konini.
Lady Gaga jep performancën e parë në hapjen e Lojërave Olimpike Paris 2024
Superylli amerikan, Lady Gaga,po jep tashmëperformancën e parë të mbrëmjes.
Këngëtarja, emri i vërtetë i së cilës është Stefani Joanne Angelina Germanottais, po o këndon në frëngjisht në një skenë të artë që përmban edhe një piano të zezë.
Ka nisur ceremonia zyrtare e hapjes së Lojërave Olimpike në Paris.
Për herë të parë në historinë e Lojërave Olimpike ceremonia e hapjes nuk do të mbahet në stadium.
Rreth 10 mijë e 500 sportistë do të jenë në pothuajse 100 varka që do të lundrojnë në lumin Sena dhe do të kalojnë pranë disa prej monumenteve më të njohura parisiene.
Varkat me sportistët do të mbërrijnë përfundimisht përballë Trocaderos, shëtitores përballë Kullës Eifel. Aty do të bëhet pjesa zyrtare e protokollit dhe ndezja e flakës olimpike, raporton KosovaPress.
Regjisori kryesor i ceremonisë së hapjes është Thomas Jolly, regjisor dhe aktor francez i teatrit, dhe ndonëse detajet ende mbahen kryesisht sekrete, është bërë e ditur se do të performojnë rreth tre mijë artistë, nga të cilët 400 do të jenë kërcimtarë.
Rreth 600 mijë njerëz pritet të ndjekin drejtpërdrejt ceremoninë në Paris. Rreth 222 mijë bileta ishin falas, ndërsa 104 mijë u shitën. Për ata që do të jenë në Paris, por jo në vetë eventin, janë përgatitur 80 ekrane të mëdha në të gjithë qytetin.
Ja pse mungojnë Distria Krasniqi dhe boksierja Donjeta Sadiku në ceremoninë hapëse të LO Paris 2024
Ekipi i Kosovës në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike Paris 2024 përbëhet gjithsej nga 11 anëtarë, ku vërehet mungesa e xhudistes, Distria Krasniqi dhe boksieres, Donjeta Sadiku.
Distria Krasniqi dhe Donjeta Sadiku do të mungojnë në ceremoninë hapëse të LO Paris 2024 për shkak të garave dhe për të qenë më të pushueshme
Kështu ka bërë të ditur Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK).
Ndërkaq ceremonisë i prijnë flamurmbajtësit: Xhudistët Akil Gjakova dhe Nora Gjakova, ndërsa anëtarë tjerë janë edhe sportistët, Laura Fazliu, Loriana Kuka, Gresa Bakraçi, Hana Beiqi dhe Adell Shaboviq, trajnerët Astriti Haliti e Adnan Demaliaj, shefi I misionit, Jetoni Rudari dhe press attache, Kushtrim Krasniqi.
Osmani nga Parisi: Jam e bindur se ekipi i Kosovës të na sjellin medalje dhe vlerësim të dinjitetshëm
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka bërë një paraqitje “live” nga Parisi, ku ka thënë se gjenden aty për t’i dhënë të gjithë mbështetjen e nevojshme ekipit të Kosovës, për të cilin tha se është ekipi më i mirë nga të gjitha ekipet pjesëmarrëse në Lojërat Olimpike.
“Pritet për rreth 30 minuta që të fillojë ceremonia e Lojërave Olimpike në Paris. Jemi këtu për t’i dhënë gjithë mbështetjen e nevojshme ekipit të Kosovës, ekipit më të mirë nga të gjitha ekipet që po marrin pjesë në Lojëra Olimpike, një ekip i jashtëzakonshëm, i përgatitur, që kanë punuar ditë e natë që të na përfaqësojnë në mënyrën më të mirë të mundshme”.
“Jam e bindur që do të jetë një ceremoni për ta mbajtur mend. I gjithë Parisi është në këmbë në këto përgatitje dhe janë diku mbi 100 kryetarë shtetesh, kryeministra për t’i mbështetur ekipet e tyre. Presim, natyrisht një përfaqësim të dinjitetshëm, siç kanë bërë sportistët tanë”, tha Osmani,
“Pavarësisht rezultatit, ne do të jemi aty që t’i përkrahin cdo herë, sepse e meritojnë këtë përkrahje. Por, jam e bindur se do të shkëlqejnë dhe do t’i sjellin medalje dhe vlerësim të dinjitetshëm shtetit tonë”.
“Do t’iu informojmë ndërkohë kur do të parakalojë ekipi i Kosovës dhe flamuri ynë, flamuri i Republikës sonë të cilin sportistët tanë e kanë ngritur lartë e më lartë”.
“Fryma olimpike i kapërcen kufijtë”, Osmani e Kurti priten nga presidenti Macron
Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti po qëndrojnë në Paris të Francës, ku sot bëhet hapja solemne e Lojërave Olimpike Paris 2024.
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka njoftuar se bashkë me burrin e saj Prindon Sadriun është pritur nga Presidenti Emmanuel Macron dhe Zonja e Parë, Brigitte Macron, në nder të hapjes zyrtare të Lojërave Olimpike Paris 2024.
“Fryma olimpike i kapërcen kufijtë, përbashkon njerëzit dhe kombet dhe tregon fuqinë e sportit.”, ka shkruar ajo në Facebook
Kursi Kryeministri Kurti ka shkruar se “Bashkë me Ritën, në pritjen e Presidentit të Francës, Emmanuel Macron dhe zonjës së parë, Brigitte Macron në Pallatin Élysée, para ceremonisë hapëse të Lojërave Olimpike Paris 2024”../21Media
Kosova gati për ceremoninë hapëse të LO Paris 2024
Sot bëhet hapja zyrtare e LO Paris 2024 dhe do të vazhdojnë deri më 11 gusht 2024 në Paris të Francës.
Nëntë sportistë të kualifikuar do ta përfaqësojnë Kosovën, prej tyre pesë xhudistë, një boksiere, një atlete dhe dy notarë.
Listës i prijnë kampionet olimpike, xhudistet Distria Krasniqi e Nora Gjakova, pastaj tre xhudistët tjerë, Laura Fazliu, Akil Gjakova e Loriana Kuka.
Boksin do ta përfaqësojë Donjeta Sadiku, derisa atletikën Gresa Bakraqi. Hana Beiqi dhe Adell Saboviq janë emrat e fundit që i janë shtuar sot listës.