Hoxhës nga Peja ia djegin veturën, policia nis hetimet

Një hoxhë nga Peja ka publikuar disa pamje në “Facebook” të momentit kur atij iu kishte djegur vetura në lagjen Kapeshnicë në Pejë.
Eroll Rexhepi thotë se ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 03:07.
“Kërkoj me ngulm nga Policia e Kosovës, Prokuroria dhe akterët e rendit e sigurisë që sa më shpejt të zbulojnë nxitësin dhe kryesin e këtij akti qyqar!”, ka shkruar Rexhepi.
Rastin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
“Me datë 08.03.2023, rreth orës 03:45, Policia është informuar se në rrugen ” Rozafes” në Pejë, një veturë është përfshirë nga zjarri. Policia menjëherë ka dalë ne vendngjarje, gjithashtu edhe njësiti i zjarrfikësve të cilët kanë arritur ta shuajnë zjarrin. Rasti është duke u hetuar nga Policia, dhe është cilësuar si “Zjarrvënie””, tha Rugova./21Media

Back to top button