Mediat serbe: Vuçiq nis formimin e Lëvizjes Popullore Shtetërore

Aleksandar Vuçiq është duke formuar parti të re.
Mediat në Serbi po raportojnë se presidenti i këtij vendi ka nisur krijimin e Lëvizjes Popullore Shtetërore.
Vuçiq pritet që të nisë vizita mbarë vendit në vijim në mënyrë që ta shpalos platformën e re politike.
Sipas raportimeve ai do të kërkojë mbështetjen e qytetarëve për “mbrojtjen e Serbisë”, derisa takimet e para do t’i fillojë nga Vranja.
Vuçiq është kryetar i Partisë Progresive Serbe, derisa në janarin e këtij viti ka pasur paralajmërime se do të japë dorëheqje që aty.

Back to top button