Hoxhiq dërgon ankesë në Supreme: Vendimi i PZAP-së skandaloz

 

Udhëheqësja e Iniciativës së Bashkuar nga komuniteti boshnjak, Adriana Hoxhiq e ka quajtur skandaloz dhe të papranueshëm vendimin e djeshëm të PZAP-së ku ia anuloi votat në vendbanimet me shumicë serbe.

Pasi dorëzoi ankesën në Gjykatën Supreme, Hoxhiq tha se do të shfrytëzojnë gjitha mekanizmat për të ankimuar këtë vendim, qoftë edhe në institucionet jashtë vendit.

“Ne sapo dorëzuam ankesën në Gjykatën Supreme. Unë vetëm mund të them që vendimi i djeshëm i PZAP-së është skandaloz dhe i papranueshëm sepse i shkel të drejtët themelore të qytetarëve të Kosovës që ta shfrytëzojnë votën e tyre dhe të votojnë sipas vullnetit. Unë besoj që ai vendim i djeshëm është sfidë për tërë Qeverinë e Kosovës dhe gjitha institucionet e Kosovës dhe me përgjigjen që e marrim nga Gjykata Supreme do të shohim a është Kosova shtet ligjor, apo është shtet jo ligjor”, tha ajo.

Ajo tha se duhet të respektohet e drejta themelore e njeriut për të votuar sipas vullnetit të tyre.

“Do të shkojmë deri në fund. Do t’i shfrytëzojmë institucionet dhe resurset që i kemi brenda Kosovës. Po nëse kjo nuk jep rezultate ku të respektohet e drejta me votu si sipas vullnetit do t’i shfrytëzojmë edhe mekanizmat të institucioneve jashtë vendit”, tha ajo.

Back to top button