Hugh Laurie sjell në ekran tregimin e romanit të Agata Kristit “Why Didn’t They Ask Evans?”

Aktori britanik Hugh Laurie, i cili veçohet për paraqitje në serinë televizive “House”, sjell në ekran serinë e re të bazuar në romanin e Agata Kristit, të titulluar “Why Didn’t They Ask Evans?”.
Këto seri të cilat janë të shkurtra, janë me regji dhe të prodhuara nga vetë Laurie, i cili po ashtu paraqitet me rol në to.
Libri i Kristit “Why Didn’t They Ask Evans?”, u publikua në Britaninë e Madhe në vitin 1934.
Si romani, ashtu edhe seria përqendrohen rreth Bobby Jones, i cili gjen një person duke vdekur në afërsi të disa shkëmbinjëve në bregun e detit të Uellsit. Personi shqipton disa fjalë, të cilave Jones mundohet dhe ia gjen përgjigjen.
Pra, Jones vendos të zbulojë se çfarë i ka ndodhur atij personi, dhe më në fund zbulon këtë.
Jones dhe disa ndihmës, në këtë zbulim gjatë rrugëtimit përjetojnë aventura të ndryshme.
Seria “Why Didn’t They Ask Evans?”  mund të shikohet në shërbimin digjital online Britbox UK me 14 prill 2022. Pritet të bëhen të ditura datat e lansimit të saj në vende të tjera të botës./21Media

Back to top button