“Termokos”, më nuk do të paguhet ngrohja me metra katrorë

Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), përkatësisht Fondacioni i Mileniumit në Kosovë (MFK) ka nënshkruar kontratën me konzorciumin e kompanive “ Enerco LLC & HFC Grupa & Inter Adria”, që do të bëjnë vendosjen e matësve të nxehtësisë dhe valvulave termodinamike tek konsumatorët e NP “Termokos”.
Fillimisht kompanitë punëkryese do të bëjnë disa hulumtime vlerësuese të instalimeve të ngrohjes tek konsumatorët, gjë do t’i paraprijë fillimit të punimeve në teren për vendosjen e matësve digjitalë si dhe valvulave termodinamike tek konsumatorët e “Termokos”.
Vendosja e tyre do të ndryshojë metodën e deritanishme të faturimit nga faturimi i bazuar në sipërfaqen ngrohëse do të mundësohet kalimi në faturimin sipas konsumit të energjisë ngrohëse të secilit konsumator.
“Kjo metodë, para së gjithash, do të jetë shumë e leverdishme ekonomikisht për konsumatorët, pasi që do të kenë mundësi, që nëpërmes kursimit të energjisë termike të kursejnë edhe buxhetin e tyre familjar.Ndërkaq, për NP “Termokos” konsiderohet si një mundësi më shumë, që energjinë e kursyer nga konsumatorët aktual ta shpërndajmë tek konsumatorët e rinj”, thuhet në njoftim./21Media

Back to top button