Humb jetën një burrë në Leposaviq pas kontaktit me rrymën

Një burrë në Leposaviq raportohet se ka vdekur të hënën si pasojë e kontaktit me rrymën.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Policia ka thënë se rasti është duke u hetuar./21Media

Back to top button