Humb jetën një motoçiklist në Rahovec

Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti trafiku i cili ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Rahovec.

Si pasojë e aksidentit drejtuesi i motoçikletës ka pësuar lëndime trupore i cili ndihmën e parë mjekësore e ka marr në QKMF në Rahovec, ndërsa për shkak të lëndimeve të rënda është dërguar në spitalin rajonal në Gjakovë ku edhe ka humbur jetën.

Në raportin 24-orësh, thuhet se lidhur me rastin vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kompetent, kurse drejtuesi i veturës, ka pësuar lëndime është dërguar për tretman mjekësor dhe ndaj tij prokurori ka lëshuar vendim për masën e ndalimit 48 orë.

“Trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.

Back to top button