Humb jetën një punëtor në Leposaviç
Në mesditën e sotme, ka humbur jetën një punëtor në mënyrë aksidentale në Leposaviç
Zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti, e ka konfirmuar rastin për kp , se një person deri sa ishte duke punuar, ka humbur jetën aksidentalisht.
Punëtori ka humbur jetën, pasi është rrokullisur ekskavatori me të cilin punonte. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë policore, për ta hetuar rastin. Viktima nuk ishte shtetas i Kosovës./21Media