Humb jetën një 22 vjeçar në një aksident në rrugën Mitrovicë – Prishtinë

Policia njofton se aksidenti ka nodhur mbrëmë, rreth orës 23:00, në rrugën nacionale Mitrovicë–Prishtinë, në segmentin rrugor në zonën e Vushtrrisë
Në aksident janë përfshirë një motoçikletë dhe një automjet.
“Si pasojë e lëndimeve të pësuara në aksident, ka humbur jetën drejtuesi i motoçikletës, një mashkull rreth 22-vjeçar”, konfirmon policia.
Me urdhër të prokurorit kompetent, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e
Mjekësisë Ligjore për obduksion.
“Njësitet policore dhe hetuesit e trafikut kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit”, përfundon njoftimi./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?