Humb kontrollin e parashutës dhe rrëzohet, vdiq turisti në Himarë

Një turist çek ka humbur jetën në Palasë pasi gjatë hedhjes me parashutë pësoi arrest kardiak duke bërë që të humbte kontrollin e të rrëzohej.

“Sot, rreth orës 15:00, shtetasi çek P. S., rreth 70 vjeç, pas hedhjes me parashutë, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi parashutën, për shkak të arrestit kardiak, dhe ka rënë në vendin e quajtur “Përroi i Palasës”, ku si pasojë ka humbur jetën,” njoftoi policia shqiptare.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Back to top button