Kënga e Jimin “Like Crazy” debutohet në pozitën e parë në Hot 100

Kënga “Like Crazy”e këngëtarit korean Jimin nga bendi BTS u debutua në pozitën e parë në Hot 100.

Sipas Billboard, kënga e Jimin “Like Crazy” u debutua në pozitën e parë në toplistën e këngëve Hot 100, duke bërë që ai të vlerësohet “solo artisti i parë korean” që arriti të kryesojë në këtë toplistë.

Kënga u shit me sukses në pesë verzione të ndryshme, njofton Billbord.

Bendi BTS është njëri prej më të sukseshmëve në historinë e muzikës.

Anëtarët tjerë janë Jin, Suga, J-Hope, RM, V dhe Jungkook.

Sa i përket këngës së re të Jimin, nga ajo u shitën 254 kopje në mënyrë digjitale.

Kjo këngë vetëm në javën e parë të lansimit u shkarkua 10 milion herë në internet. Fansat e tij blenë nga çdo version.

Sipas të dhënave të publikuara nga kompania Luminate, kënga e dytë më e shitur në SHBA në mënyrë digjitale këtë javë është ajo e Miley Cyrus “Flowers”. Nga ajo u shitën edhe 9. 600 kopje./21Media

Back to top button