Humb pa gjurmë gruaja që qëndronte në Manastirin e Graqanicës

Raportohet se një grua serbe, shtetase e Malit të Zi, ka humbur pa gjurmë nga Manastiri i Graqanicës.
Sipas policisë, viktima ka qëndruar në manastir që nga muaji shkurt 2024, dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj.
Sipas dëshmitares, në dhomën ku ka qëndruar viktima janë gjetur dokumentet personale të saj më 24 dhjetor të këtij viti.
Pas konsultimit me prokurorin, është iniciuar rasti dhe hetimet janë në vazhdim, thuhet në raportin e policisë.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?