Humbi jetën personi që u aksidentua me veturën e policisë

Ka vdekur pas një aksidenti të rëndë në komunikacion Adem Llausha, 67-vjeçar nga fshati Begaj i Vushtrrisë.
Inspektorati Policor i Kosovës ka arrestuar një polic nën dyshimin se ka shkaktuar këtë aksident.
Sipas njoftimit, në këtë aksident ishin përfshirë dy vetura, një veturë zyrtare e Policisë së Kosovës e modelit Skoda Octavia dhe një veturë private e modelit Skoda Karoq të cilën ka qenë duke e drejtuar një qytetar i Vushtrrisë.
“Në vazhdën e ndërmarrjes së veprimeve hetimore dhe sipas udhëzimeve të Prokurorit të Shtetit, sot nga IPK është arrestuar zyrtari policor më dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik” dhe të njëjtit me aktvendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, thuhet në njoftimin e Inspektoratit Policor./21Media