Humbja e parë në Arabi, Cristiano Ronaldo shkelmon gjithçka i del përpara

Critiano Ronaldon nuk e mbajnë nervat pas humbjes së Al Nassr, e para në aventurën e tij arabe me fanellën verdheblu.
Në përfundim të ndeshjes ndaj rivalëve të titullit, Al-Ittihad që skuadra e portugezit e dorëzoi me rezultatin 1-0, CR7 ishte mjaft i zhgënjyer aq sa shkelmoi nga inati të gjitha shishet në pankinë.
Fillimisht ai duartrokiti fanasat në stadiumin e shtëpisë dhe më pas zbrazi gjithë zemërimin dhe reflektoi frustrimin për një humbje që mund t’i kushtojë shumë Al Nassr dhe vetë atij.
Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi braziliani Romarinho në minutën e 80 të ndeshjes, ndërs Ronaldo pati në këmbët e tij vetëm një mundësi të vërtetë në kohën shtesë.
Pas kësaj disfate, skuadra e Al-Nassr zbret në vendin e dytë të klasifikimit me 1 pikë më pak se Al-Ittihad.

Back to top button