Hungarezët votojnë për zgjedhjet parlamentare
Hungarezët do të votojnë në zgjedhjet e përgjithshme sot me sondazhet që i japin përparësi kryeministrit aktual Viktor Orban.
Por për herë të parë në 12 vite në detyrë, partia Fidesz e Orbanit do të përballet me një koalicion të bashkuar opozitar.
Epërsia e Fidesz në sondazh është e ngushtë dhe “të gjitha opsionet janë në tryezë”, ka thënë Bulcsnu Hunyadi, analist në institutin e pavarur Politik Kapitale.
Hunyadi shtoi se mobilizimi i vonë do të jetë kyç në daljen e gjysmë milioni votuesve të pavendosur në vendin me 9.7 milionë banorë.
Të premten Orban, 58 vjeç, foli para mijëra mbështetësve në tubimin e tij të fundit në qytetin Szekesfehervar, më pak se një orë nga kryeqyteti Budapest.
Edhe pse Orbani në përgjithësi e ka mbështetur Ukrainën, ai ka refuzuar që të lejojë që armët e NATO-s të transferohen përmes shtetit të tij për në Ukrainë, duke thënë se Hungaria duhet të qëndrojë jashtë luftës./21Media