Sa e përgatitur është Odesa?
Të gjithë sytë janë kthyer nga qyteti port jugor, ku u dëgjuan shpërthime sot në mëngjes.
Odesa është përgatitur për një sulm të afërt prej javësh tashmë, me anije luftarake ruse që qarkullojnë në brigjet e Detit të Zi.
Banorët u larguan, kafenetë dhe tramvajet u boshatisën ndërsa rrugët u mbuluan me kurthe tankesh dhe monumente të rrethuara nga thasë mbrojtëse me rërë.
Por qyteti kishte filluar që atëherë të rihapej me kujdes , pavarësisht sirenave të sulmit ajror, patrullave në lagje dhe frikës për një sulm rus.
Por sa e përgatitur është Odesa, duke pasur parasysh paralajmërimin e Presidentit të Ukrainës Zelensky se forcat ruse tani do të fokusohen në kapjen e lindjes dhe jugut?
Disa analistë besojnë se do të jetë e vështirë për Rusinë të marrë Odesën nga deti pa krijuar më parë një bazë në tokë.
Por ndërkohë, rreth 2,500 km tunele nëntokësore, po ripërdoren si strehimore për sulmet ajrore./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?