Hungari-Francë, formacionet zyrtare

 
Në ora 15:00 do të fillojë ndeshja mes Hungarisë dhe Francës, përballje kjo që i takon Grupit F të “Euro 2020”.
Me fitore eventuale, Franca do të sigurojë kualifikimin tutje për në fazën e eliminatorëve, kurse Hungarisë i nevojiten tre pikët për të mbajtur gjallë shpresat për një kualifikim të mundshëm, përcjell KosovaPress.
Momentalisht, Franca zë pozitën e dytë në “Grupin e Vdekjes” me tre pikë, aq sa ka edhe Portugalia në vend të parë, kurse Gjermania dhe Hungaria gjenden në vendet tre dhe katër me zero pikë.
Tanimë të dy trajnerët kanë bërë zyrtare formacionet me të cilat do ta fillojnë ndeshjen, dhe ato i gjeni më poshtë.
Hungaria (3-4-1-2): Gulasci; Attila, Orban, Botka; Fiola, Schafer, Nagy, Nego; Kleinhesler; Szalai, Sallai
Franca (4-2-3-1): Lloris; Pavard, Kimpembe, Varane, Digne; Rabiot, Kante; Mbappe, Benzema, Griezmann
Grupi F
15:00 Hungaria – Franca (Stadiumi Puskas Arena-Budapest)

Back to top button