Osmani: Kosovës i duhen njerëz sikur Nekibja

 
Presidentja Vjosa Osmani, ka përkujtuar veprimtaren e LDK-së, Nekibe Kelmendin në 10-vjetorin e vdekjes.
Përmes një statusi në “Facebook”, Osmani që dikur ishte bashkëpartiake e Kelmendit, e ka vlerësuar figurën e saj duke e quajtur se njërën ndër intelektualet më të shquara të Kosovës dhe veprimtare e paepur për pavarësimin e vendit tonë.
Osmani ka thënë se Sot Kosovës i duhen gra e burra të dinjitetshëm e me integritet sikur Nekibja.

Nekibe Kelmendi u lind më 11 maj 1944 në Pejë, kurse vdiq më 19 qershor 2011, në moshën 67 vjeçare, në Prishtinë./21Media

Back to top button