Hungaria vendos gjendje të jashtëzakonshme për shkak të luftës

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban ka vendosur një gjendje të re të jashtëzakonshme në vend për shkak të luftës në Ukrainën fqinje.
“Bota është në prag të një krize ekonomike”, ka thënë Orban.
“Hungaria duhet të qëndrojë jashtë kësaj lufte dhe duhet të mbrojë sigurinë financiare të familjeve. Kjo kërkon hapësirë ​​për manovrim dhe veprim të menjëhershëm”, ka shtuar kryeministri, përcjell rtv21.tv
Ai ka theksuar se masa do të lejojë qeverinë të reagojë menjëherë dhe në të gjitha situatat për të mbrojtur popullin e Hungarisë.
Vendi është tashmë nën një gjendje të jashtëzakonshme, të futur në përgjigje të pandemisë COVID, e cila do të skadonte të martën e ardhshme./21Media

Back to top button