Husaj tregon pse duhet ta votoni: Jam më i riu, do t’i sjellim ngjyra Pejës

Kandidati i Partisë Demokratike të Unitetit për kryetar të Pejës, Kreshnik Husaj për pak sekonda tregoi arsyen pse duhet ta votojnë pejanët atë, e jo të tjerët.
Agusholli gjatë debatit zgjedhor në RTV21 u shpreh se është më i riu dhe se do t’i sjellë ngjyra Pejës.

Pesë kandidatë janë në garë për të marrë besimin e qytetarëve për të udhëhequr Pejën. AAK përfaqësohet nga Rrustem Berisha, Gani Veselaj është kandidat i pavarur, LVV përfaqësohet me Gazmend Agushollin, LDK prapë këtë ia ka besuar Gazemen Muhaxherit dhe Partia Demokratike e Unitetit vjen me Kreshnik Husajn. Ndërsa PDK dhe Partia Balliste për shkak se kandidatët e propozuar kanë ndërruar jetë nuk kanë vendosur kandidatë të rijnë për të udhëhequr këtë komunë.
Komuna e Pejës ka gjithsej 79 vendbanime. Janë gjithsej 109 mijë e 051 qytetarë me të drejtë vote në Pejë.
Peja mandatin e kaluar është udhëhequr nga LDK, në krye me Gazmend Muhaxherin./21Media

Back to top button