“Hyjnesha në fron” përjetësohet nga Vesa Luma

Artistja Vesa Luma, ka kohë që nuk ka sjellë një projekt të ri muzikor, por ka qenë aktive në rrjete sociale, ku i ka mbajtur ndjekësit e saj të informuar për gjithçka rreth saj.
Kështu, Vesa ka kohë që është rikthyer në vendlindje e duket se po e shijon pafund, bashkë me të birin e saj, Lianin.
Së fundmi, artistja ka ndarë një fotografi në InstaStory, ku ka treguar tatuazhin e ri.
“Hyjnesha në fron”, është përjetësuar në dorën e çikës nga Prishtina.

Vesa një kohë të gjatë ka qëndruar në Zelandë të Re, e kohë më parë pati njoftuar se është rikthyer në Kosovë, për të punuar në projekte të reja për të cilat do të njoftoheni gjithësesi nga artistja.
Gjithashtu, ditë më parë, Vesa së bashku me shoqen e saj, artisten e njohur, Jehona Sopi kanë realizuar një fotosesion, fotografi këto që i ndan me ndjekësit në rrjete sociale./21Media

Back to top button