Raportohen katër raste të dhunës në familje

Policia ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve janë raportuar katër raste të dhunës në familje.
Dje në Prishtinë, një femër kishte raportuar se ishte kanosur përmes rrjeteve sociale nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar i cili jeton jasht RKS. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.
Është arrestuar një burrë nga Peja, pasi që i njëjti kishte ushtruar dhunë psikike ndaj nënës së tij si dhe kishte demoluar gjësende në shtëpi. I dyshuari është shumë agresiv dhe dyshohet se ka probleme mendore. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar te psikologu dhe me sugjerimin e tij, i dyshuari është dërguar për ekzaminim më te detajuar për QKUK. Prokurori i shtetit ka lëshuar vendim mbi ndalimin e te dyshuarit.
Më datë 05.01.2022 ishte raportuar për një rast të dhunës në familje, dhe në lidhje me këtë i dyshuari është arrestuar, pasi që i njëjti ka kanosur gruan e tij viktimën femër kosovare. I dyshuari me vendim të prokurorit pas intervistimit dërgohet në mbajtje.
Rasti i fundit i dhunës në familje për 24 orët paraprake është shënuar në Skenderaj, ku dje është arrestuar një burrë, pasi i njëjti pas një zënke verbale që kishte pasur me djalin e ti e kishte sulmuar fizikisht. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt./21Media

Back to top button