Hykmete Bajrami merr detyrën e ministres së Arsimit

Bytyqi ia dorëzon postin Bajramit

Ministri i deritanishëm i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Shyqyri Bytyqi i ka dorëzuar sot detyrën ministres së re të këtij dikasteri, Hykmete Bajrami.

Me këtë rast Bytyqi e ka uruar Bajramin për postin e ri duke i thënë që sistemi arsimor ka shumë probleme, por pavarësisht kësaj, ai beson se do të ketë sukses.

Ministrja e Arsimit Hykmete Bajrami deklaroi se situata në arsim nuk është e mirë, mirëpo premtoi se do të punojë shumë dhe do të përpiqet që të kthehen në institucionet evropiane “ENQA” dhe EQAR”.

Hykmete Bajrami është deputete e LDK-së, ndërsa më parë ka qenë ish-ministre e Tregtisë.

Back to top button