Kurti sot zyrtarisht mori postin e kryeministrit

Kurti sot zyrtarisht mori postin e kryeministrit

Vizitën e parë si kryeministër i Kosovës Albin Kurti e ka bërë në Prekaz të Skënderajt.

Kurti ka bërë homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari”, prej nga tha se lirinë dhe shtetin që sot e gëzojmë i kanë rrënjët në sakrificën e heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të kombit, e mbi të gjitha te flijimi i familjes Jashari.

Në këtë vend 59 anëtarë të familjes së gjerë të Jasharajve dhanë jetën e tyre në atë që e njohim si Epopeja e UÇK-së, me në krye komandantin legjendar Adem Jashari. Unë sot e falënderoj për mirëpritjen djalin e Hamëz Jasharit dhe kryetarin e komunës së Skenderajt Bekim Jasharin. Prej këtu do të vazhdojë për në Mitrovicë. Prekazi është vendi i parë që e vizitoj si kryeministër i Republikës së Kosovës, posa dola nga Prishtina nga kryeqyteti i vendit”, tha Kurti.

Kryeministri Kurti është shoqëruar nga kryetari i Komunës së Skënderajt Bekim Jashari. Kurti sot zyrtarisht e ka marrë detyrën si kryeministër i Kosovës në një ceremoni solemne.