Hyn ilegalisht në Kosovë, arrestohet

Nuk ka ofruar dëshmi mbi vendqëndrimin

Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas të Serbisë në Graçanicë pasi dyshohet se ka hyrë në Republikën e Kosovës në mënyrë ilegale.

Gjatë verifikimit është konstatuar se personi i arrestuar nuk ka vendbanim të përhershëm në Republikën e Kosovës dhe nuk ka ofruar dëshmi mbi vendqëndrimin e tij.

Me këtë rast është konfiskuar një veturë Audi A-6 me targa të Serbisë pasi që të njëjtin ishte duke e drejtuar pa autorizim përkatës dhe sigurim.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje./21Media

Back to top button