“Misioni i mbretërisë sonë na bën më të zot”

Princi Leka II takohet me Haradinajn

I nominuari për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj ka pritur në takim Princin Leka II. Ky i fundit tha se gjithmonë do të jenë në shërbim të Kosovës.
Haradinaj tha se misioni i mbretërisë sonë na bën më të zot për vete edhe në trojet tona.

“Është kënaqësi kur takohen shqiptarët ndër veti. Për mua ka qenë kënaqësi e nderë me njoftu lartmadhërinë e tij mbretin Leka të shqiptarëve, me pas një afërsi dhe komunikim vërtetë prej vllaznish. Sot këtë traditë e vazhdojmë me mbretin Leka II, është nderë që e kemi në Kosovë, jemi vëllezër shqiptarë kudo që jemi dhe mbretëria shqiptare, misioni i mbretërisë sonë na bënë më të zot për vete edhe në trojet tona por edhe në përfaqësimin tonë”, theksoi Haradinaj.

Kurse, Leka gjatë takimit tha se ndjehet shumë mirë që Haradinaj ka kaluar trazirat dhe problemet që ka pasur me Francën.
“Gjithmonë ndjehem shumë mirë në Kosovë dhe dihet që familja mbretërore gjithmonë ka pas afër Kosovën, gjithmonë do të jemi në shërbim të Kosovës dhe gjithë popullit shqiptar ..Më vjen shumë mirë që keni kaluar ato trazira dhe probleme që keni pas në Francë, jeni kthy popullit të Kosovës”, tha Princi Leka II.

Back to top button