Kaloni te përmbajtja kryesore

Hyn në fuqi marrëveshja për armëpushim

Pas takimit Trump-Putin

Armëpushimi në pjesët jugperëndimore të Sirisë ka hyrë sot në fuqi në orët e pasdites sipas orës lokale në Damask.

Siç dihet, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Rusia arritën marrëveshjen për armëpushim në jugperëndim të Sirisë, pas takimit mes presidentit amerikan, Donald Trump dhe atij rus, Vladimir Putin, i cili u zhvillua në margjina të samitit të grupit G20 në Hamburg.

Marrëveshja për armëpushim, e siguruar nga Moska dhe Uashingtoni, u përshëndet edhe nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, e cila kumtoi se do të mbështesë bisedat paqësore në vijim.

Ndërkohë, këshilltari i Trumpit, Herbert Mekmaster, tha se marrëveshja për armëpushim në jugperëndim të Sirisë është prioritet i Uashingtonit dhe një hap drejtë paqes eventuale, shkruan rtv21.tv.

Mekmaster shtoi se Amerika mbetet e përkushtuar në luftën kundër Shtetit Islamik, për përfundimin e konfliktit në Siri dhe që civilëve të ju mundësohet kthimi nëpër shtëpitë e tyre.
Ai më tutje shtoi se Tramp për marrëveshjen për Sirinë ka biseduar me udhëheqës të shumtë gjatë samitit në Hamburg./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button