Aksident trafiku, kamioni godet motoçiklistin

Viktima është në gjendje të rëndë

Dje në fshatin Bellacërk të Rahovecit një shoferi i një kamioni nga pakujdesia ka goditur një person që ishte duke e drejtuar një  motoçikletë.

Policia njofton se viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK dhe sipas mjekut kujdestar gjendja e tij është e rëndë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që, i njëjti derisa ishte duke drejtuar automjetin-kamion, dyshohet nga pakujdesia ka goditur viktimën mashkull K-Shqiptar i cili ishte duke drejtuar motoçikletën, dhe të njëjtit i ka shkaktuar lëndime të rënda”, thuhet në raportin e policisë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti është duke u hetuar./21Media

Back to top button