Hyri ilegalisht nga Serbia, kapet nga kamerat e sigurisë

Mbrëmë është ndaluar një veturë që ishte vënë re përmes kamerave të sigurisë se ka hyrë ilegalisht nga Serbia.

Sipas raportit 24-orësh të policisë së Kosovës, rasti është cilësuar si kalim i paautorizuar i kufirit dhe kontrabandim me mallra.

Rasti është raportuar të hënë në Leposaviq rreth orës 23:00. Sipas njoftimit, vetura është ndaluar dhe në të është gjetur një makinë pompuese e vajit.

“Policia përmes kamerave të sigurisë ka vërejtur se një automjet ka hyrë ilegalisht nga territori i Serbisë në Republikën e Kosovës. Patrulla policore ka arritur ta ndalojë automjetin në fjalë që drejtohej nga i dyshuari mashkull serb i cili kishte të ngarkuara në automjet një makinë pompuese të vajit”, thuhet në raport./21Media

Back to top button