Hyri në det për të shpëtuar të miturit, nxirret trupi i pajetë i 18 vjeçarit

Policia ka njoftuar se është nxjerrë nga deti trupi i pajetë i 18 vjeçarit i cili dyshohet se ishte futur për të shpëtuar nga mbytja dy të mitur.
“A. K., rreth 18 vjeç, që dyshohet se u fut në det, për të shpëtuar dy fëmijë të mitur, ju bëjmë me dije se: Shërbimet e Policisë Kufitare kanë gjetur dhe kanë nxjerrë nga uji, trupin e pajetë të shtetasit A. K.“”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërsa, të miturit janë shpëtuar dhe janë nën kujdesin e mjekëve./21Media

Back to top button