Hyrja e xhandarmërisë serbe në Kosovë, reagon kryeministri

 

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar pas hyrjes së xhandarmërisë serbe në Karaçevë, gjë që u kap nga kamerat e sigurisë.

Hoti me anë të një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook deklaroi se për këtë rast janë angazhuar të gjitha organet përkatëse për të vlerësuar rastin.

“Shpejt do të kem një raport të detajizuar. Qytetarët tanë në atë pjesë nuk do të jenë pa mbrojtje të institucioneve.”, ka deklaruar kryeministri.

Ai ka shtuar se veprimet e Kosovës do të jenë në përputhje me kushtetutën dhe ligjin, si dhe të koordinuara me të gjithë mekanizmat e sigurisë në vend./21Media

Back to top button