Hyrje-daljet në Klinikën Infektive, shkak mungesa e stafit

 

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Klinikës Infektive, Izet Sadiku sonte në emisionin “Argument Plus” foli për gjendjen dhe kapacitetin e shërbimeve spitalore në Kosovë duke theksuar mungesën e stafit mjekësor.

Sadiku pranoi se ka hyrje dhe dalje të familjarëve të pacientëve në Klinikën Infektive duke e arsyetuar se nuk ka staf të mjaftueshëm.

“Ne duhet me i pa parametrat në botë, për pacientë që është me oksigjenoterapi, dihet sa infermierë duhet me qenë për një dhomë”, u shpreh ai.

Megjithatë, Izet Sadiku thotë së do të punojnë në mënyrë që të ndalohet qarkullimi i qytetarëve në Klinikën Infektive. Por, kjo sipas tij do të ndodhë kur të sigurohet numri i mjaftueshëm për trajtimin e pacientëve./21Media

Back to top button