Hyseni deklarohet rreth “ftesës që të jetë pjesë e dialogut në Qeverinë Kurti 2”

 

Skënder Hyseni – ish-koordinator shtetëror për dialogun me Serbinë ka reaguar lidhur me deklaratat se është ftuar që të jetë “pjesë e dialogut në Qeverinë Kurti2”, duke i quajtur spekulime.

Hyseni ka thënë se nuk është pjesë e atij ekipi dhe as nuk ka pranuar ftesë.

“Duke e vlerësuar kurreshtjen legjitime të medias, këtu po jap sqarimin tim për të gjithë. Unë nuk jam pjesë e ekipit dhe nuk kam pranuar as ftesë. Për më tepër, edhe po të kishte një ftesë të tillë, pergjigja ime ështe e prerë. JO! Nuk jam dhe nuk dua të jem pjesë e asnjë ekipi, sepse nuk besoj se Zoti Kurti është i vetëdijshëm se një marrëveshje përfundimtare me Serbinë me njohje përfundimtare reciproke si shtete të pavarura është sot prioriteti numër NJË i shtetit tone”, ka thënë Hyseni.

Tutje, ai ka shtuar se duke ruajtur integritetin dhe karakterin unitar kushtetues, Kosovës i duhet një marrëveshje për njohje urgjentisht.

“Pra! Ka shumë rëndësi çfarë flet Kurt. Ai thot se dialogu nuk është prioriteti i tij!!! Duket se preferohet zvarritja dhe status-quoja, që une besoj janë gabime strategjike në dëm të Kosovës, sepse ky është realiteti. Gjithnjë jam angazhuar për konsensus të gjërë rreth çështjeve të interesit nacional. Besoj se partitë parlamentare duhet të gjejnë forcën dhe guximin të tejkalojnë lojrat e vogla poltike dhe të bashkohen në dialog me Serbinë. Zoti Kurti e ka mandatin dhe përgjegjësinë të nërtojë konsensusin dhe të bëj dialogun. Për aq sa kam parë deri më tani, edhepse e ka mandatin e plotë, kam frikë se Zoti Kurti nuk ka as guxim e as kompetencë që të marr përgjegjësinë për dialogun”, ka përfunduar ai./21Media

Back to top button