Hyseni: Do të fitojmë me logon e LDK-së, por do të qeverisim me logon e qytetarit

Ekrem Hyseni, kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Komunës së Podujevës, ka deklaruar se marrëveshjen për qeverisje në këtë komunë do ta bëjë me qytetarët.
“Ne nuk do të qeverisim sipas ngjyrave politike, por ne pretendojmë të jemi kryetar”, ka thënë ai.
“Ne do të fitojmë me logon e LDK-së, por do të qeverisim me logon e qytetarit”, ka shtuar ai.
Sipas tij, qytetarët llapjanë do të jenë mbi qeverisjen.
 

Ndryshe, të dielën (14 nëntor), në komunën e Podujevës do të mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve lokale, ku në balotazh janë Shpejtim Bulliqi nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Ekrem Hyseni nga Lidhja Demokratike e Kosovës.
Në zgjedhjet e 17 tetorit, Shpejtim Bulliqi i LVV ka marrë 44.16% të votave, ndërsa Ekrem Hyseni i LDK-së 44.20% të votave./21Media

Back to top button