Kaloni te përmbajtja kryesore

Hyseni: Grenell mbetet i përkushtuar dhe i angazhuar rreth dialogut

 

Koordinatori i Qeverisë së Republikës së Kosovës për dialogun me Serbinë, Skënder Hyseni  gjatë vizitës në SHBA sot zhvilloi një bisedë telefonike me Ambasadorin Richard Grenell, i Dërguar i Posaçëm i Presidentit Trump.

Hyseni njoftoi se biseda e tyre ishte e përqëndruar në aspekte të veçanta të zhvilimeve në Kosovë dhe rajon.

“Amasadori Grenell mbetet i përkushtuar dhe i angazhuar fuqishëm rreth dialogut Kosovë-Serbi i cili duhet të përmbyllet me njohje të ndërsjellë. Normalizimi i raporteve përmes zhvillimit ekonomik dhe mbështetja e projekteve investive mbeten ne fokus të agjendës dhe pëkushtimit të Ambasadorit Grenell”, shkroi ndër të tjera Hyseni në Facebook. /21Media 

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button