Hyseni: Podujeva do ta ketë spitalin e vet, do të ndërtojmë ngrohtoren e qytetit…

Kandidati për kryetar të komunës së Podujevës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ekrem Hyseni shpalosi top prioritetet që synojnë nëse fitojnë mandatin 4 vjeçar për kryetar të kësaj komune.
“Podujeva do ta ketë spitalin e vet – Mjeku do të shkojë të pacienti, do të ndërtojmë ngrohtoren e qytetit …” tha Hyseni.

Në garën për kryetar të Komunës së Podujevës janë 6 kandidat nga AAK Besnik Tahiri, nga VV-Shpejtim Bulliqi, LDK Ekrem Hyseni, nga Nisma Xhemajl Hasani, Organizata Balli Kombëtar Demokrat Gazmend Islami, PDK- Floretë Zejnullahu. Podujeva ka 77 vendbanime me gjithësej 83 mijë e 562 qytetarë me të drejt vote. Në mandatin e fundit në zgjedhjet e jashtëzakonshme më 7 dhjetor të vitit 2020 Shpejtim Bulliqi i VV-së zgjedhur kryetar i Podujevës./21Media
 
 

Back to top button