Zejnullahu: Kandidova sepse u ndjeva e obliguar ndaj qytetit tim
Kandidatja e PDK-së për kryetare të Podujevës, Floretë Zejnullahu sonte gjatë debatit zgjedhor në RTV21 tregoi pse llapjanët duhet t’ia besojnë votën.
Kandidatja 28-vjeçare e PDK-së u shpreh se po kandidon për këtë post pasi që e ndjen obligim ngaj qytetit të saj që ta përmirësoj gjendjen.
Floretë Zejnullahu ka qenë deputete për dy mandate.
Në garën për kryetar të Komunës së Podujevës janë 6 kandidat nga AAK-ja Besnik Tahiri, nga VV-ja Shpejtim Bulliqi, LDK-ja Ekrem Hyseni, nga Nisma Xhemajl Hasani, Organizata Balli Kombëtar Demokrat Gazmend Islami dhe PDK-ja Floretë Zejnullahu.
Podujeva ka 77 vendbanime me gjithsej 83 mijë e 562 qytetarë me të drejt vote.
Në mandatin e fundit në zgjedhjet e jashtëzakonshme të vitit 2020, Shpejtim Bulliqi i VV-së është zgjedhur kryetar i Podujevës./21Media