Hyseni prezanton drejtorët komunalë
Sot është bërë emërimi i drejtorëve të rinj komunalë në Gjilan. Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka thënë se transparenca e plotë, ndershmëria e profesionalizmi, do të jenë 3 shtyllat kryesore të cilat do ta përcjellin gjatë tërë mandatit.
Ekipi i Hysenit me të cilin do të punojë në katër vjetët e ardhshme:
Nënkryetare: Leonora Morina Bunjaku
Drejtoreshë e Drejtorisë së Administratës: Doruntina Hasani
Drejtor i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport: Kushtrim Zeqiri
Drejtor i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa: Riad Rashiti
Drejtoreshë e Drejtorisë së Arsimit: Selvete Sylejmani
Drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve Publike: Mentor Mihovci
Drejtor i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim: Bejtullah Osmani
Drejtor i Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural: Bajram Isufi
Drejtor i Drejtorisë për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit: Ali Arifi
Drejtor i Drejtorisë për Planifikim dhe Zhvillim Ekonomik: Enver Shabani
Hyseni ka thënë se janë në fazën përfundimtare që të vendosin emërimet për: Nënkryetarin për Komunitete, Drejtorinë e Pronës, Kadastrit dhe Gjeodezisë, Drejtorinë e Inspeksionit dhe Drejtorinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, ky ekip, sipas kryetarit do të plotësohet gjatë ditëve në vijim./21Media