Kaloni te përmbajtja kryesore

Muriqi pritet të debutojë sot me Mallorcan

Sulmuesi kosovar Vedat Muriqi këtë afat kalimtar të transferimeve të janarit kaloi nga Lazio në formë huazimi te skuadra spanjolle Mallorca.
Ndërkaq, kjo e fundit sot me fillim nga ora 20:00 do të përballet kundër skuadrës së Rayo Vallecanos, ndeshje kjo e vlefshme për fazën e çerekfinales së Kupës së Mbretit.
Sa i përket ndeshjes së sotme, trajneri i Mallorcas Luis Garcia përmes një konference për media e konfirmoi që sulmuesi kosovar Muriqi mund të debutojë në fanellën e skuadrës spanjolle.
“Nëse kompleton dokumentacionin, Muriqi do të luajë që nga minuta e parë”, tha trajneri i Mallorcas Luis Garcia.
Sulmuesi i Përfaqësues së Kosovës, Vedat Muriq, la skuadrën e Lazios për të vazhduar karrierën e tij në Mallorca, si huazim nga Lazio. Vedat Muriqi, ka qenë gjithashtu i lidhur me Leeds United dhe Hull City./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button