Hyseni viziton punimet në Porodin: Po investohet në vlerë prej 84 mijë euro

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka vizituar punimet në lagjen Porodin, në rregullimin e infrastrukturës rrugore.
Ai ka njoftuar se aty po investohet në vlerë prej 84 mijë euro në rregullimin e infrastrukturës rrugore, shtrirjen e rrjetit të kanalizimit dhe ujësjellësit në gjatësi mbi 400 metra.
“Me dinamikën intensive në të cilën po zhvillohen punimet, projekti i kësaj lagje pritet të përfundoj brenda këtij viti”, ka thënë kryetari Hyseni.​/21Media

Back to top button