Kopshti më i madh në botë, janë të mbjellura mbi 150 milionë lule
Kopshti më i madh në botë me lule natyrale gjendet në Dubai.
Nga viti 2013 është hapur për vizitorë. E në këtë kopsht janë mbjellë mbi 150 milionë lule, dhe shtrihen në një hapësirë prej 72 mijë metra katrorë.
Për tu kujdesur për lulet e këtij kopshti shpenzohen mbi 700 mijë litra ujë në ditë.
Ky kopsht është bërë destinacion i preferuar për numër të madh të adhurues të natyrës dhe shëtitjeve.
Gjithashtu atje shkojnë çifte që duan të martohen në një ambient të përkryer.
E çmimi për të hyrë në këtë kopsht për një person të rritur është 13 euro e për fëmijë 9./21Media