Hysni Gucati hyn në operim, djali i tij flet për RTV21

Ish-kreu i OVL UÇK-së Hysni Gucati, i është nënshtruar operimit. Kështu ka thënë për portalin rtv21.tv djali i tij, Musliu.
Ai tha se Gucati po operohet në Holandë.
“Po sot është nënshtruar operacionit, për shkak të plagëve që ka marrë gjatë luftës për këtë është duke u operuar. Operacionin është duke e bërë në Holandë”, tha Musli Gucati për portalin rtv21.tv.
Djali i Gucatit theksoi se familjes nuk i është lejuar vizita.
“Nuk na është lejuar ta vizitojmë gjatë kohës sa është në spital”, ka thënë ai.
Kujtojmë se Gucati është dënuar nga Gjykata Speciale me katër vjet e gjysmë burgim për akuzat për pengim të administrimit të drejtësisë.
Gucati u arrestua në shtator të vitit 2020, pas dyshimeve se në disa konferenca për media në selinë e OVL-UÇK në Prishtinë ksihin shpërndarë dokumente të klasifikuara të Dhomave të Specializuara, që njihen edhe si Gjykata Speciale./21Media

Back to top button