Suspendohet një polic, dyshohet se aksidentoi një këmbësor me veturë

Inspektorati i Policisë së Kosovës (IPK) ka njoftuar se është suspenduar përkohësisht nga detyra një zyrtar policior, pasi që i njëjti ishte përfshirë në një aksident trafiku.
“Dje në orët e mbrëmjes IPK është informuar se në rrethinën e Suharekës ka ndodhur një aksident i trafikut ku në aksident është i përfshirë një zyrtar policor me veturë civile dhe jashtë detyrës zyrtare”, thuhet në njoftimin e IPK-së.
Zyrtarit policor është suspenduar përkohësisht përderisa rasti sipas urdhrit të Prokurorit do të trajtohet sipas procedurës së rregullt.
Ndërsa në raportin e Policisë thuhet se i dyshuari duke drejtuar automjetin e tij nga pakujdesia ka goditur këmbësorin të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore.
Rasti kishte ndodhur mbrëmë rreth orës 19:30 në Fshatin Samadrexhë të Suharekës./21Media

Back to top button