Hyundai pezullon marrëveshjen për sponsorizimin e klubit Chelsea

 
Hyundai ka njoftuar se do të pezullojë sponsorizmin e klubit të futbollit Chelsea pas sanksioneve të vendosura ndaj pronarit të këtij klubi, rusit Roman Abramovich.
Gjiganti i makinave nënshkroi një marrëveshje katërvjeçare me Chelsea-n në vitin 2018, një marrëveshje që vlerësohet të jetë rreth 50 milionë funtash, shkruan BBC.
“Hyundai është bërë një nga partnerët më të fortë në futboll ndër vite dhe kompania e mbështet sportin për të qenë një forcë për të mirën”, tha kompania në një deklaratë.
“Përmes partneritetit tonë me Chelsea FC, ne jemi mbështetës krenarë të lojtarëve, tifozëve dhe futbollit bazë. Megjithatë, në rrethanat aktuale, ne kemi marrë vendimin për të pezulluar aktivitetet tona të marketingut dhe komunikimit me klubin deri në një njoftim të dytë”, thuhet në njoftim./21Media

Back to top button