I bastisin shtëpinë dhe i konfiskojnë drogë, arrestohen tre persona

 

Një burri në Prizren i është bastisur shtëpia, nën dyshimin se i njëjti ka qenë në posedim të lëndëve narkotike, në paketime të vogla, paisje tjera që shërbejnë për blerje apo shitje të substancës narkotike, telefona, thikë, para të gatshme, si dhe dy fishekë.

Policia ka bërë të ditur se nga ky rast janë arrestuar edhe katër persona të tjerë të dyshuar.

Me urdhër të prokurorit, pas intervistimit, tre nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa njëri nga ta është dërguar në vuajtje të dënimit, për shkak të një urdhër arresti të lëshuar nga gjykata./21Media

Back to top button