I burgosuri gjendet i vdekur në qelinë e tij
Një person i cili kishte qenë në vuajtje të dënimit në Burgun e Dubravës, në dhomën e tij, është gjetur pa shenja jete nga oficerët korrektues.
Rasti ka ndodhur dje në mëngjes rreth orës 07:45. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
Rastin e ka bërë publik Policia në raportin e tyre 24 orësh./21Media