I burgosuri qëllon për vdekje gardianin

Të shtëna me armë në burgun e Peqinit, Shqipëri. Raportohet se i dënuari me burgim të përjetshëm, Sokol Mjacaj ka qëlluar drejt një punonjësi policie me armë zjarri.

Mjacaj nën kërcënimin e armës ka mbajtur peng punonjësit e kuzhinës, në burgun e Peqinit.

Raportohet se Sokol Mjacaj ka vrarë një prej gardianëve të burgut të Peqinit.
Ajo që mbetet e paqartë se si Mjacaj eshte armatosur.

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja urdhëroi izolimin në regjimin ‘41 biss’ të Sokol Mjacajt./oranews

Back to top button